Rreth 200 mijë vota për t’u numëruar në Xhorxhia

4 Nëntor 2020 | 18:02

Gara për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara po bëhet gjithmonë e më ashpër teksa dy kandidatët luftojnë kokë më kokë për 7 shtetet e mbetura.

Xhorxhia, një ndër shtetet ku beteja është shumë e ashpër, ka ende rreth 200 mijë vota për t’u numëruar, njoftoi sekretari i shtetit Brad Raffensperger.

“Çdo votë e vlefshme do të numërohet”, shtoi ai gjatë një konference për shtyp.

Xhorxhia ka 16 vota në Kolegjin Elektoral.

Më herët, presidenti Trump ishte në përparësi për sa i përket numrit të votave në këtë shtet, rezultat i cili më pas është përafruar në favor të kandidatit Demokrat, Joe Biden.

Aktualisht, Biden ka 48.48 për qind të votave, ndërsa Trump kryeson me 50.3 për qind.

Gjithashtu, pritet ende rezultati i Alaskës (45%), Miçiganit (96%), Karolina e Veriut (94%), Nevada (67%), Pensilvania (64%) dhe Uiskonsin (95%).

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara