Ndryshim në politikën e jashtme, Trump tërhiqet nga Marrëveshja Klimatike e Parisit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr zyrtarisht nga Marrëveshja Klimatike e Parisit, e krijuar 5 vjet më parë për të shmangur kërcënimet që mund të vijnë nga ndryshimi i klimës. Ndërkohë, i gjithë vendi vazhdon të numërojë votat që do të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.
“Dorëheqja nga ky projekt i Shteteve të Bashkuara do të lërë një boshllëk në qeverisjen tone dhe në përpjekjet globale për të arritur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit”, u shpreh Patricia Espinosa, sekretare ekzekutive e marrëveshjeve mbi ndryshimet klimatike të BE.
Kjo lëvizje në politikën e jashtme, ka ardhur në një moment ku SHBA qeveriset akoma nga republikani Donald Trump, i cili për gati një vit kishte premtuar se do ta bënte një gjë të tillë.
Megjithatë afati se për sa do të qëndrojë në zbatim ky urdhër do të jetë deri në daljen e rezultateve përfundimtare presidenciale. Nëse do te fitoje zgjedhjet, Joe Biden ka premtuar se do t’i ribashkohet marrëveshjes së Parisit.
Lexoni gjithashtu:
Kush do të drejtojë SHBA? Afro-amerikanët në Detroit presin rezultatin zyrtar të zgjedhjeve
Biden rrëmben dhe Miçiganin, çfarë do të thotë kjo për rrugëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë?
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta