Gazetarja e Zërit të Amerikës shpjegon problematikat e votës me postë, që i dha avantazhin Joe Biden
Gazetarja e Zërit të Amerikës, Menada Zaimi tha për Euronews Albania se avantazhi ndaj kandidatit demokrat Joe Biden u rrit menjëherë për shkak të votave me postë, të cilat numërohen pasi mbaron numërimi i votave të hedhur në ditën e zgjedhjeve.
Ajo shpjegoi se vota me postë u kërkua nga demokratët për shkak të problemeve nga pandemia dhe nisur nga shqetësimi që kishin shfaqur shumë njerëz për të votuar në qendrat e votimit, por pati që nga fillimi kundërshtimin e republikanëve për një sërë problematikash.
“Republikanët që në krye të herës ishin tejet kritikë ndaj votimit me postë dhe kërkuan votimin fizik në qendra e votimi, qoftë në procesin e hershëm edhe atë më 3 nëntor.
Por demokratë e nxorën çështjen e votimit me postë nisur nga pandemia, sepse shumë njerëz treguan se kishin një shqetësim lidhur me pandeminë ndaj pati një numër rekord votash me postë.
Për shembull 100 mijë vota që i shkuan Nju Jorkut, kishin probleme me adresat apo emrat.
Demokratë që në çdo rast i kanë hedhur poshtë si të pabaza pretendimet. Madje republikanët kanë pasur pretendime se disa njerëz mund të kenë votuar dy herë, një herë më postë dhe një herë në qendrën e votimit. Një tjetër shqetësim i republikanëve është se ka pasur emra personash të vdekur që pretendohet se kanë votuar”, shpjegoi ajo.
Sipas saj, nisur nga gara ende shumë e ngushtë mes Trump dhe Biden, gjasat janë të mëdha që pretendimet e kampit republikan lidhur me parregullsitë e votave me postë dhe të tjera çështje të ankimuara të shkojnë në Gjykatën e Lartë.
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi