Gara presidenciale në SHBA, Ermal Jauri: Çështjet e Ballkanit do të merrnin më shumë zë me Biden si president
Kryetari i Organizatës Kërkimore Shkencore “George C.Marshall Albania”, Ermal Jauri, tha për Euronews Albania se nga rezultatet e deritanishme kandidati Biden është në epërsi dhe është drejt një fitoreje pothuajse të sigurt.
Jauri tregoi se deklaratat e politikanëve janë shumë interesante duke marrë parasysh dhe sa të kundërta janë nga njëra tjetra. Në njërin krah Donald Trump i cili ka reaguar ashpër duke shprehur dhe akuza për kundërshtarin ndërkohë që Biden po tregohet një politikan i rafinuar dhe kërkon që të pritet me durim rezultati.
“Trump ditën e djeshme deklaroi fitoren duke kontestuar rezultatet që s’kanë dalë akoma ndërkohë që Biden vazhdon të këmbëngulë që duhet të presim deri në votën e fundit,” – tha Jauri.
Sa i përket akuzave që Trump ka ngritur për parregullsitë në procesin e numërimit të votave Ermal Jauri u shpreh se është diçka shumë e rrallë dhe paksa e vështirë për t’u besuar që mund të ndodh në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë që në pjesën më të madhe të konflikteve në botë është përdorur forca, Kryetari i Organizatës Kërkimore Shkencore “George C.Marshall Albania” tha se Trump ka përdorur një tjetër qasje, atë të betejës ekonomike.
Pyetur nga gazetarja Mulaj se çfarë do të sillte ndryshe Joe Biden në politikat e jashtme nëse do të zgjidhej president Ermal Jauri tha se në këndvështrimin e tij çështjet e Ballkanit do të merrnin më shumë zë me Biden si president.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta