Xhorxhia, zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit: Ende 60 mijë vota për t’u numëruar

5 Nëntor 2020 | 16:09

Gabriel Sterling, zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias tha se kanë mbetur dhe 60 mijë vota për t’u numëruar.

Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është “përpikëria” sesa “shpejtësia” por shtoi se shpresojnë të mund t’i numërojnë të gjitha deri në fund të ditës.

“Një numërim i saktë dhe i drejtë është shumë më jetik sesa numërimi i shpejtë”, tha Sterling, duke  shtuar se avantazhi do të jetë shumë i ngushtë.

Mbeten për t’u numëruar votat e 13 qarqeve, në disa prej të cilave po kryeson Biden, ndaj është e vështirë për të parashikuar rezultatin.

Aktualisht, Trump është në avantazh por me një diferencë vetëm prej 18.148 votash.

Votat e dërguara me postë i nënshtrohen një procesi të veçantë, përpara se të numërohen ato kontrollohen për firmën përkatëse.  

Afati kohor për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve në Xhorxhia është dhjetë ditë.

 

Lexoni gjithashtu

Live Blog: Joe Biden më afër Shtëpisë së Bardhë, por gara mbetet e ngushtë

OSBE: Zgjedhjet në SHBA u “njollosën” nga përpjekjet për të cenuar besimin e popullit

Protesta dhe pasiguri, në shumë shtete të SHBA qytetarët kanë dalë në rrugë pro e kundër kandidatëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara