1 muaj pas tërmetit, Turqia vazhdon të lëngojë, njerëzit të strehuar në çadra
Turqia vazhdon të zvarritet kur ka kaluar 1 muaj nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit, i cilësuar nga OBSH si “katastrofa më e rëndë natyrore në një shekull”.
Zemra historike e lokalitetit Antakja nuk rreh më. Aty kanë mbetur vetëm rrënojat. Rafet Yavrum është lideri lokal. Ai nuk ka më komunitet dhe fqinj, por nuk dëshiron të largohet. Prej tre javësh, ai fle në një çadër të ngritur në një park.
“Një miku im vdiq, doktori, bashkëshortja e tij dhe fëmijët kanë vdekur gjithashtu. Të gjithë kanë vdekur. Por unë do të qëndroj këtu, nuk largohem”- tha Rafet Yavrum, banor i Antakjas.
Tërmeti ka prekur 14 milionë njerëz, ose një të gjashtën e popullsisë. Nga këta, 3.3 milionë janë detyruar të braktisin zonat e dëmtuara, sipas të dhënave të presidentit Erdogan. Aktualisht, rreth 2 milionë njerëz jetojnë në tenda ose kontejnerë.
Në Nurbagi, në provincën Gaziantep, është ngritur një qytet kontejnerësh për të akomoduar të mbijetuarit.
“Nuk ka shumë hapësirë, por nuk kemi ç’të bëjmë”- nënvizoi një grua.
Tërmeti me fuqi 7.8 ballë, i ndjekur nga një tjetër me magnitudë 7.6, vrau rreth 46 mijë vetë dhe plagosi rreth 100 e 5 mijë të tjerë vetëm në Turqi. Pa harruar rreth 6 mijë të vdekurit në Siri. Gjithashtu, ai shkatërroi 214 mijë ndërtesa.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta