Mbështetës të armatosur të Trump protestojnë pranë qendrave zgjedhore
Teksa janë duke u numëruar votat e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat do të përcaktojnë se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në 4 vitet e ardhshme, vazhdojnë tensionet në shtete te ndryshme amerikane, pas deklaratave të Donald Trump, i cili ngriti një numër procesesh gjyqësore për të ndaluar numërimin e votave në disa shtete kryesore.
Mbrëmjen e së mërkurës, një numër i madh qytetarësh të armatosur kanë dalë për të protestuar jashtë një qendre votimi në Arizona, pas zërave se votat pro presidentit Trump nuk po numëroheshin.
Me thirrje “Ndaloni vjedhjen”, dhe “numëroni votën time”, shumica e protestuesve qëndruan përball departamentit zgjedhor në Finiks të Arizonës, në shtetin ku demokrati Joe Biden ka një avantazh të lehtë ndaj republikanit Trump. Sipas disa mediave lokale, shteti i Arizonës është i fituar nga Biden, por zyrtarë nga kampi elektoral i Trump, deklaruan se është ende i papërcaktuar rezultati përfundimtar.
Një fitore në Arizona, do ti jepte Joe Biden edhe 11 vota të tjera elektorale, në një shtet ku Donald Trump arriti të fitonte në zgjedhjet e 2016-s, duke i rritur akoma më shumë shanset e ish zv.presidentit për tu shpallur fitues në këto zgjedhje
Ndërkohë që po numërohen votat e fundit në disa prej shteteve amerikane, Trump ka akuzuar demokratët që po mundohen të manipulojnë zgjedhjet, ndërsa ekipi i tij ligjor ka nisur disa procese ligjore që kanë të bëjnë me numërimin e votave në disa shtete.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta