Kufizime nga COVID-19: Protesta në Londër kundër masave izoluese, Greqia për tre javë në bllokim total

6 Nëntor 2020 | 07:46

Ndërsa në Britani të Madhe hyri në fuqi bllokimi i ri kombëtar, me qindra protestues dolën në rrugët e Londrës duke kundërshtuar me forcë rivendosjen e masave kufizuese.

Forcat policore të cilat mbanin maska në fytyrë u përpoq të shpërndajnë turmën, duke paralajmëruar protestuesit se çfarë po bënin ishte e paligjshme. Demonstruesit u dëgjuan duke brohoritur “liri”. Disa prej tyre edhe u arrestuan.

Kryeministri Boris Johnson bëri thirrje për një përpjekje të bashkuar për të përballuar shkallën e shpejtë të rritjes së rasteve me coronavirusit, ndërsa 56 milion njerëz në Angli hynë në një bllokim të dytë. Por tashmë edhe qytetarët britanikë janë të lidhur me kufizimet dhe të frikësuar për të ardhmen.

Kufizimet e qëndrimit në shtëpi dhe mbylljet e biznesit do të zgjasin për katër javë megjithatë ka plot skepticizëm nëse këto masa do të mund të parandalojnë rritjen e rasteve me COVID-19.

“Unë nuk kam dyshim se njerëzit do të kenë një Krishtlindje sa më normale që të jetë e mundur dhe që do të jenë në gjendje që gjërat të hapen edhe para Krishtlindjeve”, u shpreh kryeministri britanik Boris Johnson.

Spitalet në Spanjë janë duke luftuar për të përballuar një fluks të pacientëve ndërsa numri i rasteve me coronavirus vijon të rritet. Në Spitalin del Mar të Barcelonës, njësia e kujdesit intensiv po funksionon me kapacitet të plotë. Dr. Robert Guerri, i cili drejton departamentin e sëmundjeve infektive në spital, tha se menaxhmenti ka diskutuar pezullimin e mundshëm të disa operacioneve dhe procedurave të tjera jo-COVID në mënyrë që të trajtojnë pacientet me COVID.  

Sidoqoftë, ai shtoi se numri i shtrimeve të përditshme në spital ishte duke u zvogëluar ditët e fundit. Në pritje të një rritje të mëtejshme të shtrimeve, spitali ka caktuar hapësirë shtesë, nëse është e nevojshme. Në Spanjë, më shumë se 38,000 persona kanë vdekur dhe më shumë se 1.2 milion janë prekur nga virusi.

Franca nisi të instalojë qendra të shpejta të testimit COVID-19 në pesë stacione kryesore treni rreth Parisit, duke lejuar udhëtarët të marrin rezultate brenda 20 minutash. Parisi do të urdhërojë që dyqanet e ushqimit të mbyllen në orën 22:00 të mbrëmjes dhe të ndalojnë shpërndarjen e ushqimeve gjatë natës dhe shitjet e alkoolit, duke shpresuar të parandalonin njerëzit që mblidheshin në disa restorante dhe dyqane ushqimore pavarësisht nga një bllokim i ri i coronavirusit.

“Policia ka vërejtur lëvizjet dhe grupimet e njerëzve, veçanërisht në mbrëmje dhe gjatë natës brenda dhe jashtë këtyre vendeve”, tha departamenti i policisë së Parisit në një deklaratë.

“Shitjet e alkoolit, veçanërisht nga dyqanet e natës, rrezikojnë të inkurajojnë këto tubime gjatë natës, pa asnjë distancë fizike, në trotuare, si dhe në shtëpi private”, shtohej më tej.

“Situata është shumë serioze”, tha ministri i shëndetësisë Olivier Veran ndërsa paraqiti një përditësim mbi rritjen alarmante të rasteve me COVID-19, gjë që shton presionin në spitale.

Disa mjekë të shquar kanë paralajmëruar se bllokimi i fundit, i cili lejon një sërë dyqanesh dhe shkolla të qëndrojnë të hapura, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Edhe Greqia hyn në një izolim kombëtar. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se bllokimi do të jetë tre-javor duke filluar nga e shtuna në mëngjes, duke thënë se rritja e infeksioneve të coronavirusit duhet të ndalet para se sistemi i kujdesit shëndetësor të Greqisë të vihet në presion “të padurueshëm”.

Gjatë një konference për mediat me ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive të vendit, Mitsotakis tha se pezullimi i aktiviteteve do të hyjë në fuqi nga ora 6 e mëngjesit të së shtunës dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor.

 

Lexoni gjithashtu:

Shtatë të vdekur dhe numër rekord rastesh të reja pozitive me COVID-19

Të tjera masa kufizuese, Greqia vendos izolimin total

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026