Divorci i biznesmenit, gjykata: Duhet t’i japë 204 mijë € gruas për punët e shtëpisë

8 Mars 2023 | 09:53

Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar një biznesmen që t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 204,000 euro si kompensim për 25 vjet punë shtëpie të papaguara.

Vendimi u dha gjatë një seance gjyqësore, në një gjykatë në Malaga, gjatë në procesi divorci mes çiftit.

Sipas vendimit të bërë publik të martën, bashkëshorti duhet t’i paguajë Ivana Moral një pension prej 500 € në muaj, si dhe shumat prej 400 € dhe 600 € për dy vajzat e tij, të cilat janë 20 dhe 14 vjeç.

“Unë e mbështesja burrin tim në punë dhe në familje. Nuk më lejohej asnjëherë akses në çështjet e tij financiare; gjithçka ishte në emrin e tij”, tha ajo përpara gjykatës.

Çifti u martua në vitin 1995, por zonja Moral kërkoi të divorcohej në vitin 2020.

Gjykata dëgjoi se gjatë martesës, bashkëshorti i Ivanës ndërtoi një rrjet të suksesshëm palestrash që e lejoi të blinte një Porsche Cayenne, një Range Rover 4×4, motoçikleta BMW dhe një fermë me vaj ulliri prej 70 hektarësh, e cila vlerësohej në 4 milionë euro.

Kur vajza e tij e madhe mbushi 16 vjeç, ai refuzoi të paguante që ajo të vazhdonte studimet, kështu që ajo duhej të fillonte punë për të vetëfinancuar arsimimin e vetë.

Kur ata u martuan, burri i kërkoi zonjës Moral të nënshkruante një marrëveshje për ndarjen e  të ardhurave, që do të thoshte se ai mbajti të gjithë pasurinë dhe pronat.

Gjykata duke shqyrtuar çështjen vendosi që biznesmeni do të duhet t’i paguajë gruas një shumë prej 204 mijë euro si kompensim për 25 vjet për punët e papagauara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026