Zgjedhjet në SHBA, Biden një hap larg Shtëpisë së Bardhë

6 Nëntor 2020 | 14:07

Biden ka arritur një përparësi të lehtë në Pensilvani, shtet i cili i duhet Trump për t’u rizgjedhur. 

Presidentit Donald Trump i duhen dhe 20 vota elektorale në Pensilvani në mënyrë që të fitojë mandatin e  dytë.

Disa shtete kyçe kanë kaluar në krahun e Demokratëve gjatë mesnatës, duke përfshirë dhe qarkun Erie që ka votuar për Trump në 2016.

Biden po kryeson me 5.594 vota pas numërimit të fletëvotimeve në Filadelfia.

Trump ishte në përparësi me rreth 18 mijë vota përpara se të përditësoheshin shifrat e fundit.

Stafi elektoral i Trump ka ngritur një sërë padish, duke përfshirë dhe Filadelfian, me pretendimin se mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk janë lejuar që të ishin pranë mjaftueshëm sa për të mbikëqyrur procesin.

 

Lajmi në përditësim…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara