Xhorxhia, Sekretari i Shtetit thotë se do të ketë rinumërim të votave

6 Nëntor 2020 | 15:40

Sekretari i Shtetit në Xhorxhia ka thënë se do të ketë rinumërim të votave për “tu siguruar që çdo votë është regjistruar saktë”.

“Fokusi për zyrën tonë mbetet që të sigurohemi se çdo votë e rregullt do të numërohet e regjistrohet në mënyrë të saktë”, tha Sekretari i Shtetit Brad Raffensperger.

Në Xhorxhia mbeten dhe 4.169 fletëvotime për t’u numëruar dhe rreth 8 mijë vota të ushtarëve që pritet të numërohen deri në fund të ditës.

“Pritshmëritë dhe emocionet janë në nivele shumë  të larta nga të dyja palët”, tha Raffensperger.

Sekretari i Shtetit tha se diferenca do të jetë shumë e vogël midis kandidatëve çka sipas rregullores kërkon për rinumërimin e votave në këtë shtet.

 

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara