Demokratët shpallin fitoren, Pelosi: Humbëm betejën, fituam luftën
Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë shpallur, ndonëse në mënyrë të moderuar, fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Pavarësisht se numërimet në shtetet kyçe nuk kanë përfunduar, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë tashmë i takon dyshes Biden-Harris.
Gjithashtu, Pelosi ka përshëndetur dominimin që demokratët kanë ruajtur në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe vendet e fituara në Senat, edhe pse nuk ishin ato që shpresonin.
“Presidenti i zgjedhur Joe Biden gëzon mandatin për të udhëhequr vendin. Në këtë mision ai ka mbështetjen e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të atyre në Senat. Kjo ka qenë një betejë për jetë a vdekje, për fatin e demokracisë sonë. Ne nuk kemi fituar çdo betejë në Kongres, por kemi fituar luftën”, tha Pelosi.
Biden zgjeroi avantazhin e tij ndaj Donald Trump në shtetet e Pensilvanisë dhe Xhorxhias, duke u gjendur një hap larg Shtëpisë së Bardhë, kur kanë kaluar 3 ditë nga përfundimi i votimeve.
Aktualisht, ish-zëvendës presidenti ka 263 vota elektorale kundrejt 214 që ka presidenti në detyrë. Fitorja e mundshme në Pensilvani, shtet me 20 vota të tilla, do t’i jepte atij automatikisht postin e kreut të shtetit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta