Zgjedhjet në SHBA. Biden deklaron fitoren, Trump paralajmëron për betejë ligjore
Joe Biden vazhdon të ruajë avantazhin ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Ish-zëvendës presidenti i vendit kryeson me mbi 27 mijë vota ndaj presidentit në detyrë në shtetin e Pensilvanisë, ku fitorja do t’i jepte atij automatikisht Shtëpinë e Bardhë.
Nga të dhënat e fundit rezulton se Biden kryeson gjithashtu edhe në shtetet Xhorxhia, Nevada dhe Arizona, edhe pse në këtë të fundit konstatohet një rritje e votave për Trump.
Sa i takon votave elektorale, Biden dhe Trump kanë përkatësisht 264 dhe 214 vota. Në një fjalim të mbajtur natën e së premtes, kandidati demokrat u shpreh i bindur për fitoren.
“Miqtë e mi amerikanë, ne nuk kemi ende një deklaratë përfundimtare, por shifrat e tregojnë qartë se ne do ta fitojmë këtë garë. Thjesht shikoni si kanë ndryshuar gjërat. 24 orë më parë ne ishim mbrapa në Xhorxhia, ndërsa tani jemi përpara dhe do të fitojmë në këtë shtet. Po ashtu, ishim mbrapa edhe në Pensilvani. Ndërsa tani po ndodh e njëjta gjë sikurse me Xhorxhian. Do ta fitojmë edhe këtë shtet. Gjithashtu, po fitojmë edhe në Arizona”, tha Joe Biden, kandidat për president të SHBA.
Nga ana e tij, Trump paralajmëroi Biden që të mos shpallë fitoren, një ditë pasi një gjë të tillë e bëri personalisht. Ekipi i tij është zotuar të bëjë një seri betejash ligjore për rezultatin në shtetet kyçe dhe tashmë ka zgjedhur njeriun që do të udhëheqë këtë sfidë. Ai është David Bossie, një figurë e njohur në qarqet politike të Uashingtonit.
Ndërkohë, pjesëmarrja në zgjedhje parashikohet të jetë më e larta në 120 vjet, në kuotën 66.9 për qind.
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta