Avokati i Trump mohon fitoren e Biden: Nuk vendosin mediat për zgjedhjet, por gjykatat
Rudy Giuliani, avokati i Presidentit Donald Trump u zotua se do të ngrejë padi, për disa pretendime të pabaza për manipulimin e votave gjatë së shtunës, teksa disa kanale mediatike shpallën Joe Biden si fituesin e zgjedhjeve presidenciale.
“Mos u bëni qesharakë. Nuk vendosin mediat për rezultatin e zgjedhjeve. Por gjykatat, po”.
Replika e Giulianit ka ardhur menjëherë pasi u informua mbi rezultatin e zgjedhjeve gjatë një konference për shtyp në Filadelfia.
Fitorja e 20 votave elektorale në Pensilvani i dha Biden më shumë se pragu i nevojshëm (270) për të fituar, duke bërë që të gjitha kanalet e rëndësishme mediatike ta shpallnin fitues, katër ditë pas ditës së zgjedhjes.
Trump ka pretenduar vazhdimisht për mashtrim elektoral, por pa prezantuar prova.
Giuliani tha se Trump nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet por se do ta sfidojë rezultatin e zgjedhjeve në gjykatë.
Lexoni gjithashtu
- LIVE | Joe Biden zgjidhet Presidenti i Shteteve të Bashkura
- “Jam i nderuar dhe i përulem besimit që më ka dhënë populli amerikan”, deklaron Biden
- Liderët botërorë përgëzojnë Biden për fitoren
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)