Festë dhe zhgënjim: Me mijëra mbështetës të Biden festojnë në rrugë, përkrahësit e Trump ende me shpresë
Festë dhe protestë në rrugët e shteteve amerikane. Kështu mund të përshkruhen orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas lajmit se kandidati demokrat Joe Biden siguroi më shumë se 270 vota elektorale çka i siguron 78-vjeçarit drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Me mijëra qytetarë kanë festuar në rrugë duke u shprehur se tashmë ka ardhur fundi i epokës së Trump.
“Më jep një ndjenjë shprese. Ne kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo ka qenë koha më e polarizuar në historinë amerikane. Na është dashur të përballemi me katër vjet politikë përçarëse dhe gënjeshtra nga Donald Trump, kështu që fakti që ai në të vërtetë humbi, më jep shpresë”, është shprehur 25-vjeçari Ken Wheeler, mbështetës i Biden.
Teksa kërcenin në rrugë dhe shatërvane duke kënduar mbështetësit e Joe Biden e shprehën gëzimin e tyre për fitoren e demokratit.
Ndërsa nga njëra anë festohej në anën tjetër Mbështetësit e presidentit Trump reaguan me një përzierje ndjenjash zhgënjimi, dyshimi por edhe duke shpresuar se rezultati mund të kthehet.
“Nëse nuk kthehet, nëse nuk ka një ndryshim në rinumërim dhe është një numërim i ligjshëm, atëherë ai do të jetë presidenti ynë i ardhshëm. Për fat të keq, unë mendoj se kjo do ta çojë vendin tonë buzë greminës”, shprehej një mbështetës i Trump.
Protestë dhe festë në SHBA dhe këto janë zgjedhje të cilat do të mbahen mend për numrin e lartë të shtetasve që morën pjesë në votime, por edhe sepse Joe Biden është kandidati që ka marrë më shumë vota popullore në historinë e zgjedhjes së presidenteve në SHBA.
Lexoni gjithashtu:
Udhëheqësit shqiptarë urojnë Joe Biden për fitoren
”Koha për të shëruar Amerikën”, Presidenti Biden thirrje për unitet në fjalimin e fitores
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta