Zgjedhjet në SHBA, Besa Sharrah: Absurde që Trump nuk po i jepet koha e duhur për të provuar fitoren

9 Nëntor 2020 | 06:38

Në një intervistë për Euronews Albania, konsultentja politike pranë “B.E.S Consulting”, Besa Sharrah tregoi se nuk donte të fokusohet te fakti që media kurorëzoi Joe Biden si president dhe u shpreh se ende është paraprake zgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Ka ende shume hapa që fushata e Trump është duke ndërmarrë për të evidentuar që ka pasur probleme gjatë zgjedhjeve,” – u shpreh ajo.

Ditën e sotme Sharrah sqaroi se në Uiskons, Pensilvani dhe disa vende të tjera, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut do të sjellë provat në gjyq.

Ndërkohë që sipas saj në procesin e numërimit në Miçigan ka pasur probleme për shkak të programit të software, program i cili është përdorur në disa vende.

Për njerëzi e deklaruar të vdekur që rezultojnë të kenë votuar përsëri fushata e Trump do të përpiqet të grumbullojë prova, siç tha dhe konsulentja politike.

Pyetur se çfarë ndikoi që gjithë aktorët politik nxituan të urojnë Joe Biden për fitoren, Besa Sharrah tha për Euronews Albania se është temperamenti i Trump, mënyra e tij e qeverisjes dhe politikat e jashtme të përdorura nga ai që kanë nxitur një ‘kënaqësi’ për largimin e tij si president.

“Më duket absurde që nuk po i japim të njëjtin luks që i kemi dhënë disa presidentëve të tjerë ndërkohë për të provuar që ata janë fituesit dhe mendoj që ky është një reagim ndaj agresivitetit që ka treguar Trump dhe retorikës së tij të fortë,” – përfundoi konsulentja Sharrah.

 

Lexoni gjithashtu: 

Gati plani për qeverisje, presidenti i zgjedhur Biden dhe ekipi i tij bëjnë me dije prioritetet

Biden në krye të SHBA: Reagime pozitive nga liderët botëror, heshtje nga Kina dhe Rusia

”Koha për të shëruar Amerikën”, Presidenti Biden thirrje për unitet në fjalimin e fitores

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026