Dhëndri i presidentit turk Erdogan jep dorëheqjen nga posti i ministrit të Financave

9 Nëntor 2020 | 08:47

Ministri turk i Financave, i cili është dhëndri i presidentit Erdogan, tha se do të jepte dorëheqjen nga pozicioni i tij si pasojë e disa arsyeve shëndetësore.

Berat Albayrak e njoftoi vendimin e tij përmes një postimi në Instagram të dielën, duke shtuar se po tërhiqej nga posti për të shpenzuar më shumë kohë me familjen e tij.

Albayrak u caktua të ishte ministri i Financave në Turqi në korrik të vitit 2018, ku më parë kishte shërbyer si ministër i Energjetikes për tre vjet.

Dorëheqja e tij vjen pas shkarkimit të shefit të Bankës Qendrore, Murat Uysal, pas një rënie me 30% të lirës turke.

“Vendosa të mos e vazhdoj më punën time si ministër pas pesë vjetësh në post, për shkak të disa problemve shëndetësore”, shkruan Albayrak në Instagram.

“Dua të shpenzoj kohë me mamanë time, babain, gruan dhe fëmijët, me të cilët nuk kam kaluar kohë për shumë vjet për shkak të punës dhe të cilët nuk kanë kursyer asnjëherë mbështetjen ndaj meje”, thotë Albayrak.

Vendimi i tij për t’u dorëhequr nga posti nuk është konfirmuar apo pranuar akoma nga presidenti turk Erdogan.

Zv. ministri i Transportit në Turqi, Omer Fatih Sayan, thotë se shpreson që dorëheqja e Albayrak të refuzohet, dhe shkruan se “vendi ynë, populli dhe i gjithë komuniteti jonë kanë nevojë për ty”.

Albayrak, i cili ka katër fëmijë me vajzën e Erdogan, Esra, ka kryesuar Ministrinë gjatë një periudhe shumë të vështirë të ekonomisë turke.

Të premten, lira arriti një rekord tjetër të ulët shkëmbimi, duke humbur me rreth 45% ndaj dollarit amerikan.

 

Lexoni gjithashtu:

Macron, Franca dhe Islami, si u përshkallëzuan tensionet mes presidentit dhe botës myslimane

Rëndohet bilanci i viktimave në Turqi, gazetari në Izmir: Ka ende shpresë për të mbijetuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026