”Së bashku për sfidat e të ardhmes”, kancelarja Merkel reagon pas fitores së shpallur të Joe Biden
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar sërish për zgjedhjen e Joe Biden si president të SHBA. Në një dalje për mediat kancelarja u shpreh se presidenti i zgjedhur e njeh shumë mirë Gjermaninë dhe Evropën duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme që në këto momente të vijojë bashkëpunimi mes dy vendeve. Merkel uroi edhe Kamala Harris si zv. presidenten e parë grua që merr këtë detyre.
“Miqësia e dy vendeve tona është sprovuar për dekada dhe shumë njerëz e përjetojnë këtë miqësi gjermano-amerikane. Ky është një thesar i përbashkët. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të bashkojmë gjeneratat e reja të gjermanëve, amerikanëve dhe të evropianëve. Ne jemi aleatë në NATO, ne ndajmë vlerat themelore si dinjiteti, demokracia dhe sundimi i ligjit”, tha Merkel.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania si pjesë e Bashkimit Evropian duhet të qëndrojnë së bashku për të trajtuar të sfidat e kohës sonë, trajtimin e pandemisë, luftën kundër ngrohjes globale, luftën kundër terrorizmit dhe ne duhet të qëndrojmë krah për krah për një ekonomi të hapur botërore dhe tregti të lirë, sepse kjo është baza e prosperitet në të dy anët e Atlantikut”, shtoi kancelarja gjermane.
Lexoni gjithashtu:
Gati plani për qeverisje, presidenti i zgjedhur Biden dhe ekipi i tij bëjnë me dije prioritetet
Komisioni Evropian pret që Joe Biden t’i japë frymë tjetër bashkëpunimit me Evropën
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta