Prodhohet vaksina që ofron 90 për qind mbrojtje nga COVID-19
Një vaksinë ndaj COVID-19 që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNTech është vërtetuar të jetë më shumë se 90% efektive në mbrojtjen ndaj virusit.
Vaksina është testuar në më shumë se 43.500 pjesëmarrës gjatë fazës 3, faza përfundimtare e zhvillimit kur u jepet mijëra personave për të provuar efikasitetin dhe sigurinë e saj.
“Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin”, tha drejtuesi dhe CEO i ‘Pfizer’, Dr Albert Bourla, në një deklaratë.
“Ne jemi duke arritur këtë moment të rëndësishëm në programin tonë të zhvillimit të vaksinave, në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të, me normat e infeksioneve që vendosin rekorde të reja, spitalet pranë kapacitetit dhe ekonomitë që përpiqen të rihapen. Me lajmin e sotëm, ne jemi një hap pranë dhënies fund të kësaj krize globale shëndetësore”, shtoi ai.
Kompania parashikon prodhimin e deri në 50 milionë doza të vaksinës në 2020 dhe deri në 1.3 miliardë në 2021.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta