Presidenti i Ukrainës diagnostikohet me COVID-19
Presidenti i Ukrainës ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ka njoftuar zyra e tij e medias gjatë së hënës.
Volodymyr Zelenskyy, gruaja e të cilit u diagnostikuar me virusin disa muaj më parë, thotë se “nidhet mirë dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia”, thuhej në deklaratë.
“Jam me temperaturë 37.5°”, tha Zelensky në Facebook. “Shumica e njerëzve po e kalojnë COVID-19, edhe unë do ia dal”, shtoi ai.
Në qershor, Zelenskyy tha gjatë një interviste se kishte menduar që të infektohej me qëllim për t[i treguar qytetarëve se sëmundja është “e frikshme” por “jo murtaja”, ndërkohë që stafi i tij e bindi që të mos e bënte këtë.
Ish-shteti sovjetik, me një popullsi prej 40 milionë banorësh e një sistem të brishtë shëndetësor, po përjeton një rritje dramatike të rasteve të reja gjatë javëve të fundit, me dhjetëra mijëra raste të reja në ditë.
Në total, Ukraina ka regjistruar 470 mijë raste dhe 8,687 viktima.
Të hënën, autoritetet shëndetësore prezantuan masa të reja duke lënë hapur vetëm bizneset thelbësore si ushqimoret, farmacitë, transportin publik dhe ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara më parë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset