Biden apel amerikanëve: Ju përgjërohem, mbani maskë që të kthehemi në normalitet
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve ditën e hënë që të veshin maskat mbrojtëse në mënyrë që të luftojnë pandeminë e koronavirusit. Biden ftoi amerikanët që të tregojnë patriotizëm, teksa bëri një mbledhje të Task-Forcës për hartimin e një strategjie për frenimin e krizës së shëndetit publik.
“Ju përgjërohem, mbani maskë! Bëjeni për veten tuaj, për fqinjin tuaj. Mbajtja e maskës nuk është qëndrim politik, por një mënyrë e mirë për të mbajtur vendin të bashkuar. Dua të jem shumë i qartë, qëllimi i mbajtjes së maskës nuk është që ta bëjmë jetën tuaj më të vështirë, por që t’i rikthehemi jetës normale”, tha Biden.
Ai tha se procesi i aprovimit të vaksinës së coronavirusit duhet të udhëhiqet nga shkenca, në mënyrë që publiku të ketë besim tek efikasiteti i saj. Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë përpara një “dimër të errët” dhe se vaksina nuk do të jetë gati për disa muaj.
“Ne po përballemi ende me një dimër të errët. Në Shtetet e Bashkuara janë thuajse 10 milionë raste me COVID. Javën e kaluar ne kaluam kuotën e 120 mijë rasteve në ditë. Pra, infektimet po rriten, shtrimet në spitale po rriten dhe vdekjet po ashtu. Kjo krizë merr thuajse 1 mijë jetë amerikane në ditë, me 240 mijë vdekje deri tani”, u shpreh Biden.
Pandemia ka vrarë në Shtetet e Bashkuara mbi 247 mijë persona dhe ka lënë të papunë miliona të tjerë. Biden premtoi se administrata e tij do ta mposhtë koronavirusin dhe se Amerika do të ringrihet ekonomikisht më e fortë se më parë.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet