Trump vijon betejën ligjore, ekipi i Biden nuk mund të nisë fazën e tranzicionit
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr, autorizoi prokurorët federalë për të ndjekur hetimet për “akuzat kryesore dhe parregullsitë e votave”, ndërsa i nxiti ata të mos bazoheshin në pretendime “imagjinare”.
Sipas tij “nëse ka pretendime të qarta dhe të dukshme për parregullsi mund të ndikojnë potencialisht në rezultatin e zgjedhjeve në një shtet të caktuar”. Ai pranoi se shtetet individuale kishin përgjegjësinë kryesore për zhvillimin e zgjedhjeve, por shtoi se departamenti i drejtësisë kishte “detyrim për të siguruar që zgjedhjet federale të kryhen në një mënyrë të tillë që populli amerikan të ketë besim të plotë në procesin e zgjedhor dhe qeverinë e tij”.
Pas kësaj kërkese një zyrtar i lartë në departamentin e tij dha dorëheqjen.
Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë humbjen, duke pretenduar se ka pasur manipulime në vota e madje në disa shtete ka hapur procese ligjore duke kërkuar rinumërim të votave.
Ndërkohë ekipi i tij po kërkon një urdhër emergjence në Pensilvani për të parandaluar që në këtë shtet të certifikohet fitorja e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Që prej ditës së premte ku demokrati Joe Biden u projektua si fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, presidenti i zgjedhur ka vijuar me planet e tij për të marrë në dorë frenat e pushtetit.
Në këtë fazë edhe Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, që ka përgjegjësinë për të njohur zyrtarisht Biden si presidentin e ri dhe për të filluar procesin e kalimit të pushtetit, ka ndaluar që ekipi i Biden të nisë zyrtarisht tranzicionin duke theksuar se ende nuk ka ende një “konstatim zyrtar” mbi një fitues të zgjedhjeve dhe në disa shtete vijon ende numërimi i votave.
Mediat bëjnë me dije se ekipi i Biden po shqyrton opsionet ligjore nëse administrata Trump vazhdon të bllokojë kalimin e pushtetit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)