Përfundon Samiti i Sofjes, ngrihet Tregu i Përbashkët Rajonal, Bregu: Nga sot nis një fazë e re e integrimit ekonomik rajonal
Paraditen e sotme u zhvillua Samiti i Sofjes, si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkë-drejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë samit, i cili u mbajt online morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve Edi Rama dhe Avdullah Hoti, si dhe kancelarja Merkel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti Macron, kryeministri Conte, Mitsotakis, Plenkovic, Borissov, Komisioneri Varhelyi etj.
Euronews Albania mëson se dy dokumentet kryesore që u miratuan sot në samit janë: Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Angazhimi për një Axhendë të Gjelbër për BP, të cilat janë hartuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Tregu i Përbashkët Rajonal, që përfshin Shqipërinë, Bosnjë & Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, synon të krijonë një rajon më konkurrues e tërheqës dhe më afër tregjeve të BE-së.
Ndërkohë përfitimet që sjell ky treg u vlerësuan të jenë, më shumë punë dhe mundësi punësimi si dhe më shumë zgjedhje me çmime më të ulëta; mundësi udhëtimi, studimi e punësimi dhe të bërit biznes në kushte më të lehtësuara e pa pengesa, në rajon; një treg i integruar prej 18 milionë banorësh është më konkurrues në BE dhe në tregun global sesa 6 tregje të vogla.

Sakaq, në këtë samit Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Përbashkët Rajonal theksoi se zhvillimi i Tregut të Përbashkët Rajonal nuk ishte një udhëtim i thjeshtë, por ia vlejti mundimi.
“Një fazë e re e integrimit ekonomik rajonal do të fillojë nga sot me miratimin nga udhëheqësit e BP6 të CRM dhe Green Agenda (Axhendës së Gjelbër) të lehtësuar nga RCC. Në emër të RCC, unë jam e nderuar, për pjesën e punës që bëmë në formësimin e këtij dokumenti. Zhvillimi i Tregut të Përbashkët Rajonal nuk ishte një udhëtim i thjeshtë, por ia vlejti mundimi. Ai është një plan i bazuar në katër liritë, sikundër Tregu i Vetëm i BE-së, i forcuar me Investime, Digjitale, Industri dhe Inovacion. Qeveritë e BP6 janë autorët dhe ata që do e bëjnë realitet Tregun e Përbashkët Rajonal. Plan fuqizon lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon, i mundëson komunitetit të biznesit të provojë potencialin e një Tregu të Përbashkët të bazuar në modelin e Tregut të Vetëm të BE-së, aftësimin e krahut të punës sipas tendencave të tregut të punës, zhvillimin digjital dhe inovacionin,” tha Znj. Bregu.
Rritja e rajonit parashikohet të bjerë në -5.1%. Rënia e PBB-së në tremujorin e dytë të këtij viti është goditëse, në disa raste deri në -20%, kryesisht për shkak të kolapsit në turizëm. Ndërkohë që nëse hiqen barrierat ndërmjet vendeve të BE, parashikohet një rritje ekonomike me 6.7% PBB-në në rajon.
Procesi i Berlinit, u inicua nga Kancelarja Merkel në 2014, si një instrument për të nxitur bashkëpunimin rajonal, fuqizimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor (BP) si dhe për të mbështetur vendet në rrugëtimin drejt integrimin europian.
Ndiqni reagimet e zyrtarëve të lartë të BE-së:
Lexoni gjithashtu:
Tregu i përbashkët rajonal, mbahet sot Samiti i Sofjes, merr pjesë edhe Kosova
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta