Bolsonaro nën hetim për 3,2 mln dollarë bizhuteri “dhuratë” nga sauditët

16 Mars 2023 | 14:08

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është akuzuar se ka tentuar të sjellë në vend bizhuteri me vlerë disa milionë euro, të cilat thuhet se janë dhuratë nga qeveria e Arabisë Saudite.

Gjykata braziliane e Audituesve i kërkoi atij t’i kthente bizhuteritë saudite.

Ministri brazilian i Drejtësisë Flavio Dino njoftoi se Bolsonaro do të thirret për të dëshmuar si pjesë e një hetimi mbi akuzat se ai u përpoq të kontrabandonte në vend bizhuteri me vlerë 3.2 milionë dollarë.

“Në një moment, ish-presidenti do të thirret në gjykatë”, tha Dino.

Bolsonaro ka qenë në SHBA që kur humbi zgjedhjet e mëparshme presidenciale dhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Brian Nichols tha se “çdo kërkesë nga Brazili për ekstradimin e Bolsonaros do të trajtohet me shpejtësi”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane

Autoritetet e Koresë së Jugut lëshuan të martën një alarm emergjence pasi morën një raport për një rrjedhje të dyshuar të fosforit të bardhë në...
14:00 | 28/07/2026

Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes

Irani tha se nuk do të lejonte që SHBA-të të përcaktojnë se kur dy vendet do të hyjnë në luftë ose kur do të bëjnë...
13:49 | 28/07/2026

I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet

Ariana Grande ka ngritur një padi kundër hakerëve, të cilët, sipas saj, kanë vjedhur këngë të papublikuara, si dhe foto dhe video private, dhe i...
13:40 | 28/07/2026