Beteja për Senatin, kush do të kontrollojë dhomën ku merren vendimet kyçe

10 Nëntor 2020 | 20:50

Kontesti për dy vendet në Senat në shtetin e Xhorxhias është ende larg së zgjidhurit dhe procesi ka gjasa të zgjasë deri në janar.

Zgjidhja do të rezultojë nëse republikanët apo demokratët do të marrin shumicën e 100 vendeve të senatit.

Nëse rezulton 50 me 50, zëvendës presidentja Kamala Harris do të ketë një votë kyçe në marrjen e çdo vendimi.

“Nëse kontrollon Senatin kontrollon komisionet kyçe të tij dhe vendimet. Nëse je president dhe nëse kontrollon të dyja dhomat e Kongresit, je në gjendje të çosh përpara axhendën tënde. Megjithatë, është e vështirë. Edhe kur kontrollon të dyja dhomat është e vështirë”, deklaron Jonathan Katz, anëtar i Fondit Marshall.

Senati konfirmon zyrtarët, nga Gjykata Supreme, tek ambasadorët dhe sekretari i Shtetit. Ai aprovon buxhetin dhe ka pushtetin të bllokojë ligje që nuk i pëlqejnë.

Donald Trump e ka kontrolluar Senatin përgjatë mandatit të tij të parë. Joe Biden e fitoi postin e senatorit në 1972-shin dhe e njeh mirë dhomën.

“Biden është senator karriere. Ai ka lidhje me senatorët e tjerë, përfshirë me Mitch McConnell, që është lideri i republikanëve në Senat. Ndaj besoj se do të shohim të dyja palët të përpiqen të bashkëpunojnë. Megjithatë është ende herët për të komentuar se si do shkojnë gjërat. Për disa çështje ata do të bashkëpunojnë, për të tjera jo. Republikanët do të fitojnë Senatin dhe do të funksionojnë si barrikadë për disa çështje”, thotë Dan Scandling, analist.

Një fitore e mundshme në Senat do t’i jepte Biden më shumë liri veprimi për të çuar përpara axhendën e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026