Situatë shqetësuese në Itali, numri i të infektuarve pritet të shkojë në 1 milion

11 Nëntor 2020 | 12:52

Vijon të jetë shqetësuese situata në Itali, ku në shtetin fqinj numri i të prekurve me COVID-19 pritet të arrijë në një milion.

Në vetëm 24 orët e fundit është raportuar për 35.098 të prekur duke e çuar në 995.463 shifrën totale të të infektuarve.

Rreth 580 persona kanë humbur jetën në 24 orë, duke shënuar nivelin më të lartë ditor që nga 15 prilli kur vendi ndodhej në kulmin e pandemisë.

Krahas masave kufizuese, së fundmi të tjera rajone italiane kaluan nga zona e verdhë në zonë portokalli çka do të thotë se ndodhen në nivel më të lartë rrezikshmërie dhe merren më shumë masa kufizuese.

Në rajonet “portokalli”, baret dhe restorantet do të mbyllen dhe banorët nuk do të lejohen të hyjnë ose të largohen nga kjo zonë ose të udhëtojnë midis qyteteve që janë në zona “portokalli”. Përjashtime do të bëhen për arsye pune ose me rëndësi thelbësore.

Sipas dekretit qeveritar rajonet e reja që ngjyrosen portokalli janë Toskana qendrore, Abruzzo, Umbria, Liguria dhe Bazilikata.

Italia ndodhet në shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 05:00, kufizimet e reja në shtetin fqinj përfshijnë mbylljen e muzeve, mësimin në internet për studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve dhe numër të reduktuar të pasagjerëve në transportin publik.

Masat kufizuese do të jenë në fuqi deri më 3 dhjetor. Edhe në Greqi vijon të raportohet për rritje të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë po zbaton një plan emergjence në Greqinë Veriore, në mënyrë që spitalet të përballojnë presionin nga pandemia.

Mëngjesin e djeshëm, nga 118 shtretër të Njësisë së Kujdesit Intensiv COVID-19 në Selanik, 8 ishin bosh, ndërsa kishte një moment në ditën kur numri i tyre u ul në 3.Pavarsisht se vendit ndodhet në izolim kombëtar shifrat vijojnë të jenë të larta.

Sipas raportimeve të fundit nga 2,384 raste të reja në 24 orët e fundit, 652 janë regjistruar në  Selanik dhe 588 në Attica, ndërsa 164 raste u identifikuan në Larisa.

Siç u shpreh  Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias, “ka ardhur momenti i madh i betejës së madhe në Selanik”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026