Presidenti turk Erdogan paralajmëron Evropën për një valë të re emigrantësh sirianë
Presidenti turk Recep Taip Erdogan deklaroi se Turqia nuk mund ta përballojë një valë të re emigrantësh nga Siria, duke paralajmëruar vendet evropiane se do ta ndjejnë impaktin e një fluksi të tillë nëse dhuna në veri-perëndim të Sirisë nuk ndalet.
“Më shumë se 80 mijë nga vëllezërit tanë në Idlibi, kanë nisur të emigrojnë drejt kufijve tanë dhe po largohen nga bombat që hidhen atje. Nëse dhuna ndaj këtyre njerëzve nuk ndalet, ky numër do të rritet edhe më shumë”, u shpreh presidenti Erdogan.
Ai tha se Turqia e ka të pamundur ta përballojë një barrë të tillë të vetme dhe se impakti negativ i presinit do të ndihet në të gjitha vendet evropiane.
Trupat siriane dhe ato ruse kanë intensifikuar bombardimet në Idlib, qytet të cilin presidenti Bashar al Assad është zotuar se do të rimarrë nën kontroll, duke nxitur një valë refugjatësh drejt Turqisë.
Duke folur në një ceremoni për ndarjen e çmimeve të mbajtur në Stamboll, Erdogan tha gjithashtu se një delegacion turk do të shkojë në Moskë për të diskutuar mbi situatën në Idlib.
Turqia po kërkon mbështetje ndërkombëtare për planet e saj për të vendosur 1 milion sirianë në zonat veri-lindore të Sirisë që forcat e saj dhe rebelët sirianë u kanë marrë forcave kurde gjatë një operacioni ndërkufitar të nisur në tetor.
Deri tani Ankaraja nuk ka marrë mjaftueshëm mbështetje për propozimin e saj.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq