Vaksinimet e para kundër COVID-19 mund të nisin në fillim të 2021

11 Nëntor 2020 | 19:36

Vaksinimet e para kundër COVID-19 për vendet e BE-së mund të nisin në muajt e parë të 2021, sipas drejtores së Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).  

Andrea Ammon tha se këto parashikime vlejnë sipas një skenari mjaft “optimist”.

Komentet e saj janë bërë pasi kompania Pfizr dhe BioNtech deklaroi se vaksina e tyre ka rezultuar më  shumë se 90 për qind efikase.

Kompanitë shpresojnë të aplikojnë për autorizimin e vaksinës brenda këtij muaji tek Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA)

Brukseli do të nënshkruajë një marrëveshje për të siguruar rreth 300 milionë doza nga BioNTech ahd Pfizer.

“Kjo është vaksina më premtuese deri më tani”, tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, i cili është krahu ekzekutiv i BE-së. “Kur vaksina të jetë e gatshme, plani ynë është ta shpërndajmë në Europë sa më parë”.

Bashkimi Europian ka firmosur edhe tre marrëveshje të tjera me kompani të ndryshme farmaceutike duke i mundësuar vendeve anëtare që të blejnë afërsisht 1 miliardë doza në rast se vaksina miratohet.

Komisioni u shpreh se në momentin që do të miratohet vaksina, vendet anëtare duhet të kenë qasje ndaj saj në të njëjtën kohë dhe t’i japin prioritet grupeve më të rrezikuara, si punonjësit e shëndetit dhe grup-moshat mbi të 60-tat.

Stella Kyriakides, Komisionerja e BE për shëndetin, u tregua disi më e kujdesshme teksa fliste për vaksinën por pranoi se është një lajm “që ndjell shpresë”.

 “Edhe kur të kemi një vaksinë të sigurt dhe efikase, kjo nuk do të thotë që COVID-19 do të zhduket brenda ditës”, paralajmëroi ajo.

 

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026