Transporti i grurit edhe 60 ditë, zgjatet marrëveshja Rusi-Ukrainë për drithërat
Transporti i grurit dhe drithërave të tjerë do të jetë i hapur nga portet e Ukrainës edhe për 2 muajt e ardhshëm.
Kjo pasi, mes dy vendeve që janë në luftë është arritur një marrëveshje.
Marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, e cila do të skadonte të shtunën, është zgjatur për 60 ditë. Kushtet e para citonin se, rinovimi duhet të ishte për 120 ditë, por Rusia tha se do ta zgjasë atë vetëm për gjysmën e kësaj periudhe.
“Bllokimi i tregtisë së grurit nga Deti i Zi është kritik për sigurinë globale të ushqimit, veçanërisht për vendet në zhvillim dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara u bën thirrje palëve të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’i zbatuar ato plotësisht”, thuhet në deklaratën e OKB.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ndihmon në ndërmjetësimin e marrëveshjes, konfirmoi gjithashtu se ajo ishte zgjatur.
Për javë të tëra, Kombet e Bashkuara kanë punuar për ta mbajtur marrëveshjen plotësisht funksionale pasi Rusia kishte ngritur ankesa për zbatimin e tij.
Që kur u nënshkrua më 22 korrik në Stamboll dhe u shty në nëntor, nisma ka lehtësuar eksportin e afro 25 milionë tonëve drithëra dhe produkte të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi në Ukrainë për në tregjet globale.
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar