Mbretëria e Bashkuar, vendi i parë në Europë me mbi 50 mijë viktima nga COVID-19

11 Nëntor 2020 | 19:52

Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti i parë europian që ka tejkaluar shifrën e 50 mijë viktimave nga COVID-19, sipas  të dhënave më të fundit.

Vendi regjistroi dhe 595 viktima në një ditë gjatë së mërkurës, shifra më e lartë që prej prillit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 50.365, ndërsa mbi 22 mijë persona kanë rezultuar pozitiv.

Anglia ka vendosur një sërë masash të reja, si mbyllja e dyqaneve jo thelbësore përfshi baret dhe restorantet, me synim frenimin e përhapjes së virusit.

Nga ana tjetër, shkollat janë lejuar të qëndrojnë të hapur ashtu si në shumë vende të tjera europiane.

“Virusi po përhapet me më shumë shpejtësi nga sa e kishin parashikuar këshilltarët tanë shkencorë”,  tha kryeministri Boris Johnson teksa prezantoi masat e reja më 31 tetor.

Qytetarëve i është kërkuar të shmangin kontaktet fizike për të frenuar përhapjen e virusit. 

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026