Një milion të infektuar me COVID-19 në Itali, Greqia ashpërson masat

12 Nëntor 2020 | 10:28

Kur numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 50,000 qeveria britanike po bën gati planin për Krishtlindje për të kthyer të sigurt në shtëpi të gjithë studentët. Synimi është të ndalet sa më shumë infektimi mes tyre prindërve dhe të afërmve më të moshuar. Studentët në Angli do të testohen dy herë para se të largohen, më pas do të caktohen data specifike të nisjes për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit.

Italia gjithashtu regjistron shifra shqetësuese, çka po detyron qeverinë të ndërhyjë. Teksa situata në spitale është e mbingarkuar disa pacientë janë transferuar në hotelin Sheraton Parco de Medici. Ambientet janë pajisur me bombola oksigjeni dhe të tjera mjete mjekësore në mënyrë që të trajtohen të gjithë pacientët në varësi të stadit të virusit. Ndërkohë mjekët bëjnë thirrje që vendi të hyjë në një bllokim të dytë kombëtar.

Edhe në Hungari janë ndërmarrë kufizime më të ashpra për të parandaluar përhapjen e virusit. Bizneset duhet të mbyllen në orën 19:00 restoranteve u lejohet vetëm shërbimi delivery, shkollat e mesme dhe universitetet duhet të praktikojnë mësimin online.

Ndalohen takime familjare me më shumë se 10 persona, dhe gjatë natës është urdhëruar shtetrrethim.

“Sipas meje këto masa kufizuese duhet të ishin marrë më herët gjatë valës së parë të pandemisë e ndoshta nuk do të ndodheshim në këtë situatë”, shprehet një qytetar.

“Ndjej qe po kemi masa më strikte hap pas hapi dhe e gjithë bota po bën të njëjtën gjë jo vetëm ne, por të gjithë. Sepse ky është një rrezik për jetën. Pra, nuk është thjesht grip por më shumë se kaq”, tregon një qytetar tjetër.

Rastet vijojnë të shtohen edhe në Greqi, ku autoritetet kanë njoftuar kufizime më të rrepta duke zgjatur shtetrrethimin në të gjithë vendin nga ora 21:00 dhe 5 të mëngjesit.

 

Lexoni gjithashtu:

Vaksinimi nis në fillim të 2021, BE marrëveshje për 300 milionë doza

Rritet numri i të shtruarve me Covid-19 në spitalin e Pejës në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026