Masa kundër terrorizmit, Austria planifikon të mbikëqyrë elektronikisht elementët e rrezikshëm
Një javë pas sulmit terrorist në Vjenë, ku autor ishte edhe një i ri me origjinë nga Maqedonia e Veriut, qeveria austriake ka prezantuar plane të reja për një paketë legjislative ndaj këtij fenomeni. Masat e reja kundër terrorizmit synojnë t’u sigurojë autoriteteve burime më të forta në luftën kundër terrorit dhe individëve të klasifikuar si të rrezikshëm. Ishte kancelari Sebastian Kurz ai që bëri me dije paketën e masave të reja.
“Kjo paketë parashikon ndalimin e autorëve të cilësuar terroristë edhe pasi të kenë vuajtur dënimin. Çka vlen për aq kohë sa ata janë të radikalizuar. Me fjalë të thjeshta, kjo do të thotë se ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë këta njerëz sikundër bëjmë me ata kriminelë që janë me probleme mendore në mënyrë që të mbrojmë sa më mirë shoqërinë prej tyre”, tha kancelari austriak Sebastian Kurz.
Fenomeni i ashtuquajtur “Islam politik” pritet të kthehet në një vepër penale në mënyrë që të ndalohet sa më shumë përhapja e terrorizmit
Sipas kancelarit austriak, shumë persona të klasifikuar të rrezikshëm nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës përbëjnë në çdo moment një minë me sahat.
“Të gjithë ata që janë liruar së fundmi do të jenë në mbikëqyrje elektronike çka nënkupton se do të pajisen me byzylyk në këmbë. Kjo është një ndërhyrje shumë e rëndësishme, por sipas këndvështrimit tim është një hap i domosdoshëm për të minimizuar kërcënimin ndaj qytetarëve tanë”, shtoi kancelari.
Projektligjit pritet të jetë gati ne muajin dhjetor ndërsa opozita akuzon qeverinë se është duke u përpjekur të fshihet pas gabimeve.
Lexoni gjithashtu:
Samiti kundër terrorizmit, Merkel: Reformim politikave të kufijve të hapur
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta