Profesori i së drejtës ndërkombëtare Gentian Zyberi: Specialja s’e pengon Kosovën të hetojë krimet e luftës
Hetimi dhe gjykimi i Gjykatës Speciale nuk e ndalon shtetin e Kosovës të bëjë hetimin dhe të gjykojë krimet e luftës, u shpreh Gentian Zyberi, profesor i të drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Oslos, për emisionin ‘Me pak Fjalë’, në Euronews Albania, të enjten.
“Autoritetet e shtetit të Kosovës duhet të tregojnë kujdes me viktimat e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Pra ka një proces që duhet të zhvillohet paralel me hetimet dhe gjykimet e Gjykatës Speciale”, tha Zyberi në diskutimin mbi ligjshmërinë e gjykatës speciale për të gjykuar krimet e luftës në Kosovë.
Ai tha se “të akuzuarit duhet të kenë mbrojtjen ligjore të duhur”.
Zyberi shprehu bindjen se do të ketë presion politik ndaj gjykatës për vendimet që do të japë:
“Kuptohet që presion politik do të ketë nga shumë aktorë të ndryshëm që kanë interes për këto procedura ligjore. Si do që të jetë rezultati ajo do të ketë Kritika nga aktorë të ndryshme”.
Lexoni gjithashtu:
Përse Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kundërshton hetimet e prokurorisë së Hagës?
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta