SHBA, demokratët thirrje republikanëve: Mjaft me shfaqje qesharake, respektoni vullnetin e popullit

13 Nëntor 2020 | 07:20

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara shprehu të enjten besimin se tranzicioni i pushtetit presidencial tek presidenti i zgjedhur Joe Biden do të realizohet.

Në një konferencë shtypi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u bëri thirrje republikanëve që të respektojnë vullnetin e popullit amerikan.

“Biden ka qenë zëvendës president i Shteteve të Bashkuara, kryetar i komisionit të punëve të jashtme në Senat, kryetar i komisionit gjyqësor, ai e njeh mirë territorin, ndaj dhe do ta kalojë mirë procesin e tranzicionit. Do të jetë një tranzicion i qetë. Fatkeqësia është se republikanët kanë vendosur të mos respektojnë vullnetin e popullit”, tha Nancy Pelosi.

Ndërkohë, kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer u bëri thirrje kolegëve republikanë që të heqin dorë nga “shfaqjet qesharake” dhe ta rikthejnë vëmendjen tek pandemia e coronavirusit që vijon të përhapet.

 “Zgjedhjet mbaruan. Presidenti Trump humbi. Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Kamala Harris zëvendës presidente. U bëj thirrje senatorëve republikanë: mjaft mohuat realitetin, mjaft vutë qëllimisht në dyshim procesin demokratik dhe filloni të fokusoheni tek COVID-i”,  u shpreh ai.

Rekordet e reja të infektimeve ditore dhe shtrimeve në spitale në mbarë Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të sigurt se tranzicioni i pushtetit do të dominohet nga përgjigja ndaj pandemisë, që ka përshpejtuar ritmet që prej zgjedhjeve të 3 nëntorit, ndërkohë që Trump do të qëndrojë në zyrë deri më 20 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026