COVID-19 ‘përçan’ qytetin, San Pellegrino në Alpe, mes zonës portokalli e të verdhë
Ndërsa shifrat nga COVID-19 vijojnë të rriten, qeveria italiane po i reziston thirrjeve që vendi të hyjë në një bllokim të dytë kombëtar, çka do të thotë se masat kufizuese në rajone të caktuara ndryshojnë në varësi të situatës nga pandemia.
Për qytezën e vogël në Alpe, San Pellegrino një situatë e tillë është një makth, sepse ndodhet mes dy rajoneve, Toskanës ku jeta është e kufizuar dhe Emilia Romanja ku njerëzit lëvizin lirshëm.
Dhe për këtë lokal në San Pellegrino, që ndodhet pikërisht në kufi, të bësh biznes është kthyer tashmë në sfidë. Menaxheri i barit thotë se shërbimi ndaj klientëve në kushte të tilla ndarjeje nuk është aspak i lehtë.
“Kjo është kafeja juaj, por nuk mund ta shërbej këtu, sepse në Toskanë ne jemi zonë portokalli. Do t’jua shërbejë në Emilia Romanja. Këtu jemi në provincën e Modena, një zonë e verdhë, dhe këtu mund të pini kafenë”, thotë Paolo Marchi Lunardi menaxher bari.
Vështirësi kanë jo vetëm bizneset, poshtë rrugës, ndarja nga COVID-19 po shkakton problem edhe me kishën e qytetit.
“Kisha është e ndarë, nga këtu jemi në Modena, më pas jemi në Lucca”, shprehet personi që kujdeset për kishën.
Kufiri rajonal kalon trarët dhe madje edhe trupin e shenjtit mbrojtës të qytetit.
“Arkivoli është në qendër, për këtë arsye koka është në Modena, këmbët në Lucca”, tregon ai.
Çdo rajon në shtetin fqinj e jo vetëm, po reagon në mënyra të ndryshme ndaj masave kufizuese, por të gjithë presin të shohin dritë në fund të tunelit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta