Kush janë Dr. Şahin dhe Dr. Türeci, çifti i mjekëve pas vaksinës premtuese kundër COVID-19

13 Nëntor 2020 | 15:05

Dy vitë më parë, Dr. Ugur Şahin bëri një parashikim të bujshëm gjatë një konference në Berlin, ku tha se kompania e tij do të ishte e aftë të zhvillonte një vaksinë në rastin e një pandemie globale.

Asokohe, Dr. Şahin  dhe kompania të cilën e themeloi me bashkëshorten e tij Dr. Özlem Türeci, ishin thuajse të panjohura për botën, e po ashtu edhe COVID-19.

Të hënën, BioNtech dhe Pfizer deklaruan se vaksina kundër coronavirusit ishte 90 për qind efikase në parandalimin e sëmundjes tek disa vullnetarë.

“Mund të jetë fillimi i fundit të epokës së COVID-it”, tha Dr. Şahin gjatë një interviste.

Ai lindi në Iskenderun, një qytet turk në Mesdhe, përpara se familja e tij të zhvendosej në Këln kur ishte vetëm 4 vjeç. Babai i tij ka punuar në fabrikën e makinave të kompanisë Ford.

Ëndrra e 55-vjeçarit ka qenë gjithmonë mjekësia. Në 1993 ai mori doktoratën nga Universiteti i Këlnit për punën e tij në imunoterapinë e qelizave tumorale.

Şahin u njoh me bashkëshorten dhe ortaken e tij Dr. Özlem Türeci qysh në fillim të karrierës.

E lindur në 1967 në Gjermani, ajo është vajza e një mjeku nga Stambolli.

Në fillimet e saj, Dr. Türeci donte të bëhej murgeshë, por më pas iu kthye studimeve për mjekësi.

Sot, ajo është pedagoge në Universitetin e Mainz dhe konsiderohet si ndër pionieret e imunoterapisë së kancerit.

Në fillimet e tyre ata ishin të fokusuar kryesisht në hulumtime shkencore dhe pedagogji në Universitetin e Zyrihut, ku Dr. Şahin ka punuar në laboratorin e Rolf Zinkernagel, i cili ka fituar Çmimin Nobel për mjekësi në 1996.

Vlera e kompanisë së tyre kap shifrën 21.9 miliardë euro megjithatë ata shquhen për modestinë e tyre dhe pasionin e veçantë për shkencën.

Dy shkencëtarët kanë një vajzë dhe jetojnë në një apartament modest pranë zyrës së tyre dhe shkojnë në punë me biçikletë.

Ata themeluan kompaninë BioNtech në 2008, së bashku me onkologun austriak Christoph Huber dhe kanë rreth 1.300 punonjës nga 60 vende të ndryshme të botës.

Qëllimi kryesor i kompanisë në fillimet e saj ka qenë krijimi i imunoterapisë për trajtimin e kancerit duket përdorur materialet gjenetike “mRNA” për të trajnuar trupin e njeriut sesi të prodhojë antigjenet e veta.

Ka qenë pikërisht eksperienca në këtë fushë që i kanë një ndihmesë të madhe në punën e arritur deri më tani në luftën kundër coronavirusit.

Sinjali i parë pozitiv mbërriti në fillim të nëntorit, pasi një analizë teknike zbuloi se vaksina e tyre ishte 90 për qind efikase për të mbrojtur vullnetarët nga virusit, rezultat shumë më i lart nga ç ‘kishin pritur e shpresuar.  

I pyetur nga media gjermane Business Insider, nëse do të vaksinohej dhe vetë, Dr. Şahin  u përgjigj:

“Sapo të lejohet vaksina, do të jem i pari që do e bëj. Por së pari, duhet të sigurohemi që vaksina të mbërrijë tek ata që kanë nevojë urgjente për të: veçanërisht të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe stafi mjekësor”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026