Bien pretendimet e Trump, zyrtarët: Votimet, më të sigurtat në historinë amerikane
Zyrtarët amerikanë të zgjedhjeve i kanë deklaruar zgjedhjet e vitit 2020 për Shtëpinë e Bardhë “si më të sigurtat në historinë amerikane”, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e presidentit në detyrë Donald Trump për manipulim.
“Nuk ka prova se ndonjë sistem votimi fshiu vota, i humbi apo i ndryshoi ato,” lajmëroi komiteti përgjegjës, pasi komenteve të Trump, i cili pretendon se 2.7 milionë vota në favor të tij janë fshirë. Presidenti ka nisur një sërë procedurash ligjore në shtete kyç dhe vijon t’i mëshojë retorikës së tij se ka pasur një manipulim të gjerë të zgjedhjeve, pavarësisht se pretendimi i tij nuk mbështetet në prova.
Republikani ende nuk ka pranuar humbjen ndaj kundërshtarit demokrat Joe Biden, të cilin mediat e nxjerrin fitues të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Megjithatë, zyrtarë pranë tij thonë se Trump është i vetëdijshëm se tashmë ka humbur dhe po përgatit skenarë alternativë për qëndrimin e tij në politikë, ku lakohet edhe një rikandidim i mundshëm në zgjedhjet e vitit 2024.
Ndërkohë, Biden projektohet se ka fituar edhe shtetin e Arizonës, duke e thelluar avantazhin e tij me 11 vota elektorale, që e çojnë atë në totalin e 290 votave, përkundrejt 217 të zotit Trump. Kjo është hera e parë që prej vitit 1996 që ky shtet voton për një kandidat demokrat.
Sakaq, pas ditësh të tëra heshtje, Kina ka përgëzuar z. Biden dhe znj. Harris për fitoren e tyre. “E respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan,” u shpreh një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze. Në anën tjetër, Rusia, ka deklaruar se do të presë për “rezultatin zyrtar” përpara se të përgëzojë fituesin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta