Armenët marrin arratinë, Nagorno-Karabakh, banorët u vënë flakën shtëpive para largimit

14 Nëntor 2020 | 16:28

Në Nagorno-Karabakh, shtëpitë po digjen. Armenët raportohet se po u vënë flakën shtëpive para se të largohen.

Gjithçka ndodh pasi Azerbajxhani mori nën kontroll rajonin pas disa javë luftimesh të ashpra dhe marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga Rusia.

Banorët druhen se do të përballen me akte hakmarrëse nga Azerbajxhani nëse qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Nuk dua ta lë këtë vend. Nuk kam fjetur gjithë natën. U ngrita dhe dola jashtë”, thotë Alvard Avetyan, banore e lokalitetit Karvaçar.

“Kam qarë gjithë natës. Jam shumë e dëshpëruar që do të largohemi, nuk di se ku të shkoj. Ne jemi një çift i vjetër dhe nuk e dimë se si do të jetojmë larg që këtej”, shprehet Hayastan Eghiazaryan, banore e fshatit Nor Getashen.

Ndërkohë, një grua që jeton në Holandë pa shtëpinë e saj në qytetin Shushi për herë të parë në 28 vjet. Ajo u largua kur ishte 12 vjeç.

Në Nagorno-Karabakh, autokolona e trupave paqeruajtëse ruse ka mbërritur në kryeqendrën Stepankert, siç njihej nga armenët, ose Khankendi nga azerët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026