Europa implementon masat, lehtësimi i kufizimeve nga COVID-19 as pas ndërrimit të viteve
Vendet evropiane vazhdojnë të implementojnë bllokadat për të frenuar përhapjen e COVID-19, teksa po përballen me valën e dytë të infektimeve.
Në Britani, 26 mijë e 860 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj testeve, duke e çuar totalin e rasteve me coronavirus në 1 milion e 344 mijë e 356. Ndërkohë, numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 462 njësi, duke arritur në 51 mijë e 766 viktima.
Autoritetet në Gjermani nisën të zbatonin masa më të rrepta parandalimi dhe kontrolli që prej 2 nëntorit, për një periudhë 4-javore.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se pret që kufizimet të vazhdojnë edhe gjatë dimrit, pasi nuk ka gjasa që situata të normalizohet në dhjetor apo janar, edhe nëse infektimet bien.
Kancelarja Merkel do të mbajë një takim me kryeministrat e landeve gjermane ditën e hënë, për të parë nëse masat aktuale kanë pasur efekt.
Ndërkohë, Franca konfirmoi 32 mijë e 95 infeksione në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në thuajse 2 milionë të prekur, ndërsa shifrat e shtrimeve në spitale u përmirësuan.
Ndërkohë, numri i viktimave u rrit me 359 njësi në një ditë, duke arritur në 44 mijë e 246.
Italia nga ana tjetër regjistroi 37 mijë e 255 raste të reja me coronavirus dhe 544 vdekje në 24 orët e fundit, duke llogaritur në total 1 milion e 144 mijë e 552 infektime dhe 4 mijë e 683 vdekje.
Franco Locatelli, president i Këshillit të Lartë Shëndetësor, deklaroi se masat e parandalimit dhe kontrollit po japin efekt, por rreziku i transmetimit të virusit është ende i lartë, ndaj dhe masat kufizuese nuk duhet të lehtësohen as përpara dhe as pas Vitit të Ri.
Lexoni gjithashtu:
Vala e rrezikshme e COVID, Greqia mbyll shkolla, Italia e Gjermania gati masat e reja kufizuese
Edhe Suedia në shtetrrethim, autoritetet pranojnë se teoritë mbi imunitetin e masës ishin të gabuara
COVID-19, Austria ashpërson masat, vendimi i ri kancelarit Sebastian Kurz
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta