Konflikti në Nagorno-Karabak, qytetarët azerë bëhen gati të kthehen pas marrjes së territorit

15 Nëntor 2020 | 12:54

Rovshen Bayramov dhe familja e tij braktisën qytetin e lindjes Shusha në vitin 1992 për shkak të luftës në Nagorno-Karabakh, ku forcat armene morën nën kontroll territorin. Artisti la pas gjithçka, përfshirë shtëpinë ku ishte lindur dhe rritur, por sidomos la pas pikturat e tij.

Bayramov thotë se ishte mes rezidentëve të fundit që u arratis. Në frikë për jetën, ishte e pamundur të merrte me vete pikturat. Bayramov kujton se eci për tre ditë në pyll derisa arriti në një destinacion të sigurt.

Tani ai jeton në Baku me familjen dhe është një artist i njohur. Lajmi se Shusha do të jetë sërish nën kontrollin e azerëve ia shtoi atij emocionet. Bashkëshortja e tij, Rugza kishte qenë mësuese në Shusha.

Kur filloi lufta në vitet 1990, ajo u largua nga Nagorno Karabakh dhe u kthye në një person të zhvendosur në Baku. Për herë të parë në 30 vjet, ajo do të ketë mundësinë të kthehet në qytetin e lindjes.

“Sigurisht, është e pamundur të imagjinosh ç’do të thotë të kthehesh në vendlindje vite më vonë. Por ne do të kthehemi në Shusha sërish. Nuk do të quhemi më të zhvendosur. Ne do të jetojmë dhe punojmë në tokën tonë”, Rugza Bayramova, ish-banore e Shushës në Nagorno-Karabakh.

“Na ndajnë disa orë nga dorëzimi i territorit nga Armenia tek Azerbajxhani, por forcat azere kanë bllokuar një nga rrugët kryesore që lidh rajonin Artsakh, në Nagorno Karabak, me Armeninë, ndaj njerëzve u duhet të gjejnë rrugë alternative. Shumë prej tyre po përpiqen të largohen nga zona, të tjerë po kthehen të marrin sendet personale që lanë në shtëpitë e tyre që do të braktisin,” shprehet Anelise Borges nga Euronews.  

“Trupat ruse ndodhen tashmë në zonë. Ata janë rreth 2 mijë njësi dhe do të patrullojnë rajonin, për të monitoruar armëpushimin. Marrëveshja e armëpushimit iu njoftua armenëve në mes të natës me një postim në Facebook dhe detyroi shumë njerëz të pyesnin veten se çfarë normaliteti ky armëpushim do të sillte, apo, më e rëndësishmja, sa do të zgjaste”, shpjegon ajo.

 

Lexoni gjithashtu:

Armenët marrin arratinë, Nagorno-Karabakh, banorët u vënë flakën shtëpive para largimit

Vuçiç sqaron krahasim e konflikt me Kosovën me luftën Armeni-Azerbajxhan

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026