Krijuesi i vaksinës së COVID-19: Jeta do t’i kthehet normalitet dimrin tjetër

15 Nëntor 2020 | 16:16

Profesori Ugur Sahin, themelues i kompanisë BioNTech, tha se vaksine e re e coronavirusit mund ta përgjysmojë transmetimin e virusit, duke sjellë një “ulje dramatike të rasteve”.

Javën e kaluar, BioNTech dhe bashkë-zhvilluesit e Pfizer thanë se analizat fillestare tregojnë se vaksina mund të pengojë më shumë se 90% të njerëzve të marrin coronavirus. Testi është kryer tek rreth 43,000 persona.

Në një intervistë për BBC One, Prof Sahini tha se priste që analizat e ardhshme të provojnë se vaksina do të ulte transmetimin mes njerëzve si dhe do të ndalonte zhvillimin e simptomave të atyre që e kanë kryer vaksinën.

“Jam shumë i sigurt se transmetimi mes njerëzve do të zvogëlohet nga vaksina, ndoshta jo 90%, por mbase 50%, dhe nuk duhet të harrojmë se kjo shifër rezulton në ulje dramatike të përhapjes së pandemisë”, tha ai.

Mbretëria e Bashkuar pritet të marrë 10 milionë doza të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech deri në fund të vitit, nga e totalja e 30 milionë dozave që janë porositur.

Pas njoftimit se vaksina e parë efektive në botë ishte zbuluar, Profesori i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, Sir Joh Bell, tha se jeta mund t’i kthehej normalitetin në pranverë.

“Mbase jam personi i parë që e thotë këtë, por mund ta them me shumë siguri”, u shpreh ai.

Megjithatë, Profesor Sahini tha se mund të duhet më shumë kohë.

“Nëse çdo gjë do të shkonte mirë, vaksina mund të fillojë të shpërndahet gjatë fundit të këtij viti dhe fillimit të vitit tjetër”, tha prof. Sahini.

Ai shpjegoi se qëllimi final ishte shpërndarja e 300 milionë dozave në të gjithë botën brenda prillit, e cila do të sillte në reduktimin e transmetimit të virusit.

 

Lexoni gjithashtu:

Kush janë Dr. Şahin dhe Dr. Türeci, çifti i mjekëve pas vaksinës premtuese kundër COVID-19

Rregullat për vaksinën anti-COVID, BE thirrje për transparencë: Siguria, prioriteti kryesor

Vaksinimi nis në fillim të 2021, BE marrëveshje për 300 milionë doza

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026