COVID-19 në Itali, hulumtimi: Nisi në verën e 2019-ës dhe mjekët e cilësuan si formë agresive të gripit

16 Nëntor 2020 | 07:28

COVID-19 mund të ketë qarkulluar në Itali që në verën e vitit 2019, megjithëse u shfaq për herë të parë gjatë muajit shkurt, kështu bën me dije Instituti për sëmundjet Tumorale në Milano.

Sipas një artikulli publikuar nga gazeta italiane Corriere della Sera, 111 nga 959 mostra nga vullnetarët që hynë në një program kërkimi për kancerin e mushkërive duke filluar në shtator 2019 kishin antitrupa ndaj coronavirusit që do të thotë COVID-19 kishte qarkulluar në Itali shumë kohë më parë se shkurti, dhe ndoshta që nga muajt e verës të vitit 2019.

Hulumtimi, gjithashtu thekson se në nëntor 2019 mjekët italianë vunë re disa simptoma të rënda të frymëmarrjes tek të moshuarit dhe personat më vulnerabil, por i kishin kategorizuar ato si forma agresive të gripit sezonal, çka vijoi deri në momentin kur Kina të jepte alarmin për COVID-19.

Shteti fqinj, qoftë në valën e parë të pandemisë gjatë pranverës, por edhe tani vijon të jetë një nga vendet më të prekura nga coronavirus me më shumë se një milionë raste.

Gjatë fundjavës, brenda 24 orëve në Itali u raportua për 33,979 raste të reja të infektimit dhe 546 viktima. Ndërsa 9376 pacientë arritën të shërohen, dhe që nga nisja e pandemisë më shumë se 420,810 qytetarë ia kanë dalë të rikuperohen.

 

Lexoni gjithashtu:

Krijuesi i vaksinës së COVID-19: Jeta do t’i kthehet normalitet dimrin tjetër

Kush janë Dr. Şahin dhe Dr. Türeci, çifti i mjekëve pas vaksinës premtuese kundër COVID-19

Rregullat për vaksinën anti-COVID, BE thirrje për transparencë: Siguria, prioriteti kryesor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026