Erdogan viziton qytetin e braktisur të Varoshas në Qipron Veriore
Presidenti turk Tayyip Erdogan vizitoi gjatë ditës së diel Varoshan, një qytet bregdetar në Qipron Veriore.
Cilësuar si i braktisur, ajo që shkretoi këtë qytet ishte junta e kolonelëve që ndodhi në Greqi në vitin 1974 e që u pasqyrua me lëvizje nacionaliste edhe në popullsinë greke të Qipros.
Kjo pasoi ndërhyrjen ushtarake të Turqisë, e cila pushtoi në atë kohë pjesën më të madhe të Varoshas.
Qyteti ndodhet në kufijtë e asaj që njihet si “zonë e çmilitarizuar” mes pjesës greke e turke të ishullit. Erdogan ishte në një vizitë një-ditore në Turqinë Qipriote në veri të ishullit – një vizitë që u kritikua nga qeveria e pjesës jugore e njohur ndërkombëtarisht.
Vetëm Ankaraja e njeh Qipron Veriore si një shtet të pavarur dhe ajo nuk ka marrëdhënie diplomatike me qeverinë e Qipros, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian.
Shoqëruesi i Erdoganit ishte Presidenti i Qipros Veriore Ersin Tatar, i cili fitoi zgjedhjet e muajin e kaluar. Pak përpara zgjedhjeve të muajit të kaluar, Ankara mbështeti rihapjen e pjesshme të Varosha, një veprim i kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Qiprio.
Gjatë vizitës Erdogan nxiti greket qipriotët që t’i drejtohen Komisionit të Pasurive të Paluajtshme në palën turke për të regjistruar pronat e tyre në Varosha.
“Tani me aktivizimin e Komisionit të Pronave të Paluajtshme, njerëzit në jug mund të apelojnë në lidhje me situatën e pronave të tyre, dhe pasi të paguhet çmimi, ato vende do të gjejnë pronarët e tyre dhe ky problemi zgjidhet”, u shpreh presidenti turk.
Erdogan gjithashtu bëri thirrje për një zgjidhje të barabartë “dy shtetesh” dhe tha se Turqia dhe Qiproja Veriore nuk do të tolerojnë më “lojëra diplomacie” teksa vendi ndodhet në një mosmarrëveshje ndërkombëtare mbi të drejtat për burimet natyrore në Mesdheun Lindor.
Lexoni gjithashtu:
Dhëndri i presidentit turk Erdogan jep dorëheqjen nga posti i ministrit të Financave
Macron, Franca dhe Islami, si u përshkallëzuan tensionet mes presidentit dhe botës myslimane
Rëndohet bilanci i viktimave në Turqi, gazetari në Izmir: Ka ende shpresë për të mbijetuar
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta