Hungaria dhe Polonia bllokojnë paketën e BE për rimëkëmbjen nga COVID-19
Hungaria dhe Polonia kanë ushtruar fuqinë e tyre veto kundër paketës disa trilionë euroshe të BE për rimëkëmbjen nga COVID-19 pasi kundërshtojnë ligjin e ri i cili lidh fondet e BE me shkeljet mbi shtetin e së drejtës.
Të hënën, ambasadorët e BE u takuan në Bruksel për të diskutuar mbi këtë propozim, i cili ka ngjallur shqetësimin e Budapestit dhe Varshavës.
Të dyja këto shtete kanë pasur përplasje me Brukselin gjatë viteve të fundit për shkak se akuzohen se kanë kryer hapa pas në gjendjen e demokracisë në vend.
Bisedimet për buxhetit afatgjatë (2021-2027), ku bën pjesë Parlamenti Europian, Këshilli dhe Komisioni, vijnë pas një debati të gjatë mes shteteve anëtare dhe eurodeputetëve për sa i përket shpenzimeve dhe respektimin e sundimit të ligjit.
Pas shumë përpjekjesh, liderët europianë ranë dakord për shumën që do të shpenzojë BE në 7 vitet e ardhshme.
Paketa vjen me një shumë prej 1.8 trilionë eurosh, prej të cilave 750 miliardë janë akorduar për rimëkëmbjen nga coronavirus.
Eurodeputetët këmbëngulën që fondet të transferohen me kushtin e respektimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Përmes këtij mekanizmi të ri, një shtet i BE mund të humbasë fuqinë veto dhe t’i ndërpriten fondet nëse kjo lëvizje mbështetet nga shumica e vendeve të tjera anëtare.
Por për shkak të veto-s nga Hungaria dhe Polonia mund të bllokohet gjithë procesi.
Lexoni gjithashtu
- Arrihet marrëveshja që lidh fondet e BE me shkeljet e shteteve mbi sundimin e ligjit
- Sundimi i ligjit, debatet me Hungarinë e Poloninë rrezikojnë buxhetin e rimëkëmbjes së BE-së
- BE publikon raportin rreth shtetit ligjor dhe mangësitë demokratike në vendet anëtare
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta