Presidenti i zgjedhur Joe Biden kërkon koordinim për pandeminë, Trump krenar për vaksinën e Moderna
Situata nga COVID-19 është shqetësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më shumë se 11 milionë persona janë të infektuar dhe ku duket se virusi është ende larg zhdukjes.
Por presidenti Trump tashmë nuk është fokusuar tek pandemia por dukë më i shqetësuar për votat e pretenduara si të manipuluara. Në një dalje për mediat presidenti i zgjedhur Joe Biden u pyet se çfarë do të ndodhë nëse Trump vazhdon të kundërshtojë kalimin e pushtetit.
“Më shumë njerëz do të vdesin nëse nuk koordinohemi. Si mund të vaksinohen më shumë se 300 milionë amerikanë. Cili është plani? Është një ndërmarrje shumë shumë e madhe. Nëse do të presim deri në 20 janar që të nis planifikimi , mbetemi mbrapa më shumë se një muaj e gjysmë. Prandaj është e rëndësishme që koordinimi të nis tani”, u shpreh Biden.
Më herët Joe Biden dhe zv. presidentja e zgjedhur Kamala Harris zhvilluan një takim virtual me biznesmenë për të caktuar planet që synojnë të mbrojnë ekonominë gjatë pandemisë.
“Bizneset amerikane ranë dakord për planet, populli pret. Duhet të mbështesim biznesin e vogël dhe sipërmarrësit që janë shtylla kurrizore e komuniteteve tona, por aktualisht po përballen me vështirësi. Të gjithë ramë dakord mbi nevojën urgjente për të shpërndarë fonde për shtetet dhe lokalitetet për të mbajtur në punë punëtorët e vijës së parë dhe ata që janë thelbësorë për ekonominë”, shtoi Biden.
Nga ana tjetër presidenti Trump nuk është shfaqur shumë ne media, por reagoi në Twitter për vaksinën e re.
“Një tjetër vaksinë u bë me dije, këtë herë është Moderna, 95% efektive. Për “historianët” e mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën nën vëzhgimin tim! “
Ndërkohë, në të gjitha shtetet amerikane kufizimet COVID-19 po ashpërsohen përpara festës së Falënderimeve. Bizneset po mbyllen, njerëzit po heqin dorë nga udhëtimet dhe po u kërkohet
të qëndrojnë në shtëpi por të respektojnë distancën për të ndihmuar në ndalimin e rritjes së valës së infeksioneve që kërcënojnë të mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor.
Lexoni gjithashtu:
Frika nga COVID-19, Suedia kufizon grumbullimet publike
Kancelarja Merkel: Kufizimet sociale kanë thyer rritjen eksponenciale të rasteve
Brukseli me sytë nga hotelet e boshatisura për të ndihmuar të pastrehët gjatë pandemisë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta