Moldavi, fituesja e zgjedhjeve presidenciale kërkon ndryshimin e parlamentit

17 Nëntor 2020 | 07:00

Kandidatja pro-evropiane Maia Sandu ka rrëzuar nga pushteti Igor Dodon, duke u bërë presidentja e re e Moldavisë.

Sandu siguroi rreth 57% të votave, ndërsa Dodon rreth 42%, sipas komisionit elektoral të vendit.

Kontakti i saj i parë mediatik ishte Euronews, të hënën pas mesdite, ku ajo paraqiti perspektivën për zgjedhje të parakohshme.

“Kjo është ajo çfarë populli moldav kërkon, ata duan zgjedhje të parakohshme sepse parlamenti aktual e ka provuar që nuk punon për njerëzit, disa nga deputetët në Parlament janë ende të përfshirë në raste korrupsioni, në trafiqe dhe njerëzit duan të zgjedhin një parlament të ri, që t’i përfaqësojë ata”, u shpreh Sandu.

Moldavia, ish-republikë sovjetike me 3.5 milionë banorë, e ndodhur mes Rumanisë dhe Ukrainës, është vendi më i varfër në Evropë dhe qindra mijëra qytetarë të saj kanë emigruar për një jetë më të mirë në vitet e fundit.

Sandu ritheksoi se Parlamenti nuk punon për popullin dhe as për diasporën moldave që llogaritet në 1.2 milion.

“Shumë moldavë votuan për ndryshimin. Ata duan një vend ku të qëndrojnë, sepse sot kemi 1/3 e popullsisë që është larguar nga vendi për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike në shtetin e tyre. Do të jetë e vështirë, sepse jo të gjithë në Parlament janë dakord me agjendën time dhe agjendën që mbështetet nga populli, jo të gjithë duan institucione të forta që të luftojnë korrupsionin, që të ndëshkojnë ata zyrtarë që kanë vjedhur popullin, por ne do ta gjejmë një rrugë”, shtoi ajo.

Sandu është ish-kryeministre e Moldavisë, e njohur për prirjet pro-evropiane.

Ndërsa, Dodon u mbështet nga Vladimir Putin dhe ka forcuar lidhjet me Rusinë që nga zgjedhja e tij në 2016.

Dodon e uroi Sandun për fitoren, por deklaroi se procesi zgjedhor kishte pasur një seri shkeljesh elektorale dhe se liderët perëndimorë kishin ndërhyrë në të.

Megjithatë, ai u bëri thirrje mbështetësve të mos protestojnë.

Edhe liderët evropianë dhe ai rus Putin uruan gjithashtu Sandu për fitoren e saj.

 

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Moldavi, gara mes kandidates pro-evropiane dhe presidentit pro-rus

Zgjedhjet në Moldavi, presidenti pro-rus thirrje mbështetësve: Mbroni fitoren time

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026