Misioni hapësinor nga SPACE-X, emri i anijes përfaqëson sfidat e vitit 2020 dhe pandeminë
Kompania private Space-X në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka siguruar nisjen e suksesshme të një anijeje kozmike në një mision hapësinor. Raketa mban emrin “Resilience” që do të thotë qëndrueshmëri dhe i referohet situatës së vështirë që njerëzimi ka kaluar këtë vit. Sipas kompanisë emri përfaqëson kryesisht rastin e pandemisë së COVID-19, që ka sfiduar gati tërë botën.
Anija është nisur në mënyrë të suksesshme nga Qendra Hapësinore ‘Kennedy’ e NASA-s (nasës) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është drejtuar për nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Pjesë të këtij misioni janë katër astronautë, tre amerikanë dhe një japonez, të cilët kanë marrë drejtimin e anijes kozmike. Nisja është organizuar pas një udhëtimi provë gjatë muajit maj.
Mbërritja në bazën hapësinore planifikohet të zgjasë një ditë dhe planifikohet që kapsula të arrijë destinacionin në datën 17 nëntor. Udhëtimi do të bashkojë këtë skuadër prej katër personash, me dy astronautë të tjerë që janë tashmë atje. Kjo mendohet të trefishojë sasinë e kërkimeve të mundshme hapësinore që do të realizohen nga këta shtatë persona. Misioni, i mundësuar nga kompania SpaceX, mendohet të jetë një rrugë drejt zbulimeve të reja.
Lexoni gjithashtu:
Lewis Hamilton shpallet për të shtatën herë kampion në Formula 1
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi