Rritja e rasteve me COVID, austriakët izolohen për 3 javë

17 Nëntor 2020 | 10:53

Banorët e Vjenës shijuan ditën e tyre të fundit të lirisë, pasi duke nisur nga dita e sotme vendi hyn në bllokim të dytë kombëtar, i cili pritet të zgjasë të paktën tri javë.

Sikundër shumë shtete evropiane që ndodhen në izolim kjo masë synon të parandalojë rritjen e rasteve me covid-19, por edhe për të lehtësuar sistemin shëndetësor.

Si pjesë e bllokimit të ri, dyqanet jo-thelbësore, shërbimet të tilla si parukeritë do të mbyllen.

Dy ditë më parë kancelari Kurz u kërkoi qytetarë të mos takohen me familjarët duke shtuar se shkollat do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online. Ndërkohë, austriakëve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpia.

Vendet në të gjithë Evropën po përjetojnë një rritje të rasteve me koronavirus, mes tyre edhe Suedia që paralajmërojnë se është shumë herët për të planifikuar për udhëtimet e Krishtlindjeve.

Lexoni gjithashtu:

COVID-19, Austria ashpërson masat, vendimi i ri kancelarit Sebastian Kurz

Europa implementon masat, lehtësimi i kufizimeve nga COVID-19 as pas ndërrimit të viteve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026