Furnizimi me vaksinën COVID-19, Komisioni Evropian marrëveshje me ‘Curevav’, në bisedime edhe me ‘Moderna’
Shtetet evropiane janë duke përjetuar një valë të dytë të pandemisë, por shpresat shtohen se shumë shpejt çdo gjë do të përfundojë dhe kjo falë vaksinave të cilat çdo ditë raportohen se po rezultojnë më efektive.
Në kushte të tilla Komisioni Evropian do të autorizojë një marrëveshje me firmën gjermane bioteknike ‘CureVac’ për të siguruar deri në 405 milionë doza të vaksinës së saj të mundshme COVID-19.
“Unë jam e lumtur të njoftoj një marrëveshje të re. Të martën do të autorizoj një kontratë të re për të siguruar një tjetër vaksinë COVID-19 për evropianët”, – u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der leyen.
Marrëveshja me ‘CureVac’ ndjek marrëveshjet e furnizimit që Komisioni ka arritur edhe me kompanitë ‘AstraZeneca’, ‘Johnson & Johnson’, ‘Sanofi’ dhe ‘Pfizer’ për furnizimin e vaksinave të tyre të mundshme.
Presidentja e Komisionit gjithashtu tha se ajo shpresonte të përfundonte një marrëveshje edhe me kompaninë ‘Moderna’, e cila një ditë më parë bëri me dije se vaksina e saj ishte 95% efektive.
Edhe Komisionerja evropiane e Shëndetësisë u shpreh se unioni është në bisedime me kompaninë ‘Moderna’ për të siguruar doza të vaksinës. Ajo shtoi se testet e deritanishme të bëra me dije nga kompania amerikane ishin inkurajuese.
Përtej optimizmit për vaksinat e reja OBSH shprehet se duhet ende të tregohet kujdes deri në momentin e rezultateve përfundimtare dhe të sigurta.
“Kjo nuk është koha për vetëkënaqësi. Ndërsa vazhdojmë të marrim lajme inkurajuese në lidhje me vaksinat COVID-19 dhe jemi optimist, ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga rritja e rasteve që po shohim në disa vende. Veçanërisht në Evropë dhe Amerikë, punonjësit shëndetësorë dhe sistemet shëndetësore janë në pikun e tyre”, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i OBSH-së.
Ekspertët thanë se OBSH do të bashkëpunojë me të gjithë zhvilluesit dhe kompanitë e vaksinave COVID-19 për planin (COVAX)”. Sipas tyre, vaksina e coronavirusit mund të arrijë një furnizim shumë të kufizuar deri në gjysmën e parë të vitit 2021.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta