Trump urdhëron tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afaganistani dhe Irani, NATO: Lëvizje e gabuar
Lajmi se Presidenti Trump do të reduktojë numrin e trupave amerikane në Afganistan dhe Irak me 2,500 është pritur me shqetësim dhe paralajmërime nga aleatët, por edhe nga vetë partia e tij.
Shefi i NATO-s tha se do të kishte një “çmim të lartë” nëse SHBA dhe forcat aleate largohen nga Afganistanin shumë shpejt duke shtuar se vendi rrezikon edhe një herë të kthehet një platformë për militantët ndërkombëtarë të cilët mund të organizojnë sulme.
Përtej paralajmërimeve, sekretari i përkohshëm i mbrojtjes së Trump konfirmoi se trupat ushtarake do të tërhiqen.
“Deri në 15 Janar 2021, forcat tona, në Afganistan do të jenë 2.500 trupa. Forcat tona në Irak gjithashtu do te jene 2.500 ushtarë”, deklaroi Christopher Miller, ushtrues detyre i sekretarit amerikan të mbrojtjes.
24 orë më parë, duke parashikuar kete lëvizje, Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell, tashmë një kritik i Trump, reagoi duke e cilësuar një lëvizje të gabuar.
“Një tërheqje e shpejtë e forcave amerikane nga Afganistani do të dëmtonte aleatët tanë dhe do të do të kënaqte njerëzit që duan të na dëmtojnë. Do të rikujtonte largimin poshtërues amerikan nga Saigon në 1975”, u shpreh sentaroi Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës në Senat.
Tërheqja e ushtarëve nuk korrespondon me premtimin e Trump për të sjellë të gjitha trupat në shtëpi deri në Krishtlindje, por ajo do të hyjë në fuqi në ditët e tij të fundit në detyrë, duke i mundësuar presidentit të largohet me pretendimin se ka përmbushur një premtim fushate.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta